Mbështetës, partnerë dhe sponsorë
Apliko
Ballina / Filmat / FILM I ANIMUAR JASHTË KONKURRIMIT
NJE  NDODHI  NE BREGDET
2019· 10 min· Film i Animuar jashtë konkurrimit

NJE NDODHI NE BREGDET

REGJI Bertrand Shijaku

Sinops i filmit të animuar "Një ndodhi në bregdet" Ekipi i peshkatarëve së bashku me familjet, festojnë çeljen e sezonit të ri të peshkimit. Fëmijët luajnë të gëzuar buzë detit. Ata fillojnë të ndërtojnë kështjella prej rëre. Neritani, Goni dhe Sara (këta të dy janë binjakë) me kova e lopata bashkë vrapojnë gjatë bregut për të gjetur vendin e përshtatshëm për të ndërtuar kështjellën. Të rriturit drekojnë ndërkohë që kapiteni i peshkatarëve i servir pak kek gruas së tij, kurse Besiani, peshkatari më i vjetër i ekuipazhit propozon që ngarkesën e parë do t'ia dhurojnë jetimores së qytetit. Sara dhe Goni shkojnë për të kërkuar guacka pak më tej, ku ndodhet një shpellë, pasi atje mund të gjejnë guacka shumë të bukura. Neritani në breg sapo ka përfunduar kështjellën e tij prej rëre. Ndërkaq Sara dhe Goni brenda në shpellë ndjejnë që batica po vjen vrullshëm dhe ata hipin në një shkëmb sepse ka rrezik që uji të përmbytë shpellën. Ata thërrasin për ndihmë. Papritmas Neritani i vogël ngre kokën dhe dëgjon zërat e tyre që kërkojnë ndihmë. Ai menjëherë shkon te peshkatarët dhe i kërkon atyre ndihmë. Njëri prej peshkatarëve merr motobarkën dhe së bashku me Neritanin shkojnë për të ndihmuar fëmijët e vegjël, i marrin ata në varkë dhe kthehen në drejtim të bregut, por pas pak çastesh motobarka fiket, nuk punon për shkak se i është mbaruar benzina. Besiani që e vështron ngjarjen nga bregu e kupton situatën dhe merr një gomone për të shkuar në ndihmë të motobarkës. Pas disa momentesh motobarka dhe gomonia kthehen në breg. Të gjithë janë të gëzuar, kapiteni i peshkatarëve përgëzon Neritanin e vogël dhe i jep atij titullin "Anëtar Nderi" i Shoqatës së Peshkatarëve. Të gjithë duartrokasin dhe përgëzojnë djaloshin e vogël.

01 /

SKEDA TEKNIKE

FilmiNJE NDODHI NE BREGDET
Regjisori/jaBertrand Shijaku
Producenti/jaGenti Gjonaj
Aktori mbështetësDANIEL GJONPALAJ
Skenaristi/jaKUJTIM GJONAJ
Kineastja/iFLORJAN DOKA
Kompozitori/jaMANJOLA ALI
Montazhieri/jaFLORJAN DOKA
Inxhinieri/ja i/e zëritENEA BABA
Dizajneri/ja i/e kostumeveBERTRAND SHIJAKU
Kohëzgjatja10 min
GjuhaShqip
02 /

FILMA TË LIDHUR