Mbështetës, partnerë dhe sponsorë
Apliko
Ballina / Filmat / FILM I GJATË JASHTË KONKURRIMIT
HOLY BOOM
2018· 94 min· Film i gjatë jashtë konkurrimit

HOLY BOOM

REGJI Maria Lafi

"HOLY BOOM" është një film dramatik me shumë rrjedha ngjarjesh, që zhvillohet në një zonë multikulturore të Athinës gjatë Pashkëve ortodokse. Jetët e katër të huajve, që jetojnë në të njëjtin lagje, ndryshojnë në mënyrë dramatike kur, në Dielën e Dëllinjve, kutia e postës së lagjes shpërthen thjesht për të qeshur nga adoleshenti filipinas Ige. Dokumentet me rëndësi jetike për të gjithë ata janë shkatërruar: stikerat me LSD të Lenës dhe Manou-së, një letër për Thalian nga fëmija i saj i braktisur, dhe certifikata e lindjes e Adias. Pasojat janë të pamëshirshme: Lena dhe Manou ndiqen nga trafikanti i drogës që kërkon paratë e tij mbrapsht. Adia, një imigrante e paligjshme, tani është vetëm me fëmijën e saj të porsalindur, duke mos qenë e aftë as të identifikojë trupin e burrit të saj, i cili sapo ka vdekur në një aksident automobilistik. Ige përpiqet pa rezultat të pranohet nga komuniteti lokal dhe Thalia, e cila po i vëzhgon të gjithë në lagje, ka humbur shansin e saj të vetëm për të gjetur lumturinë. Në përpjekjen e tyre për të mbijetuar, jetët e tyre ndërthuren, ndërsa rrethanat i tërheqin nga drita në erresire.

01 /

PROJEKSIONET

04
E PREMTE
17:00
Salla 2 — Black Box, Universiteti i Arteve
07
E HËNË
12:00
Salla 1 — Salla e Madhe, Universiteti i Arteve
02 /

SKEDA TEKNIKE

FilmiHOLY BOOM
Regjisori/jaMaria Lafi
Producenti/jaBujar Alimani
Aktori mbështetësGerasimos Skiadaresis
Aktorja mbështetëseLuli Bitri
Skenaristi/jaElena Dhimitrakopoulou , Maria Lafi
Kineastja/iIlias Adamis
Kompozitori/jaLakis Halkiopoulos
Montazhieri/jaKenan Akkawi , Yorgos Paterakis
Inxhinieri/ja i/e zëritVasilis Athanasopoulos
Dizajneri/ja i/e kostumeveMaria Maggira
Kohëzgjatja94 min
GjuhaShqip
03 /

FILMA TË LIDHUR